Telenews

Merret vendimi nga gjykata për tre terroristët serbë në Banjskë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit tre terroristëve serbë, të dyshuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Lexo edhe:

Minatorët e Trepçës futen në grevë, kanë tri kërkesa

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me  kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, është shprehur Gashi.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”. /Telenews.al/

Të ngajshme

Rënia alarmante e lirisë së medias: Kosova e 99-ta, më së keqi ndër vendet e Ballkanit

Valjeta Turkaj

Osmani uron Sirinë për Ditën e Çlirimit: Të dyja vendet tona kanë njohur kapitujt më të errët të shtypjes

Valjeta Turkaj

Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës

Valjeta Turkaj