Telenews

Merrte 30-40 mijë dollarë për person, arrestohet 48-vjeçari shqiptar për trafik qeniesh njerëzore drejt SHBA-së

Policia e Shqipërisë e ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit të policisë, ai dyshohet se ka lehtësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të shtetasve të huaj, nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesës prej 30-40 mijë dollarë për person.

“Në bazë të një urdhër arresti, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, një nga të dyshuarit, shtetasi S. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar. I arrestuari dhe të dyshuarit e tjerë në hetim, kanë lehtësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të shtetasve të huaj, nga brenda Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesës prej 30-40 mijë dollarë për person”.

Sipas Policisë aktivitetit i rrjetit kriminal për kontrabandën e dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Evropa në Shtetet e Bashkuara dyshohet se ka nisur në vitin 2020.

“Më datë 26.02.2025, Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë së Përbashkët Hetimore dhe me bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara prezente në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ka depërtuar në një rrjet kriminal të akuzuar për kontrabandën e dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Evropa në Shtetet e Bashkuara. Ky aktivitet dyshohet se ka nisur në vitin 2020”.

Ndërkohë vijojnë hetimet së bashku me partnerë të tjerë ligjzbatues, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të kontrabandës me qenie njerëzore./Telenews.al/

Të ngajshme

Limaj: Baca Haxhi gjithë jetën u ballafaqua me sfida të rënda, edhe betejën e presidentit Thaçi në Hagë

Valjeta Turkaj

Blerta Deliu shpreh ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit: Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë

Valjeta Turkaj

Çitaku për Haxhi Thaçin: Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin

Valjeta Turkaj