Telenews

Merz paralajmëron: Gjermania nuk po jeton më në paqe

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se Gjermania po përballet me një situatë sigurie të paprecedentë për shkak të kërcënimeve hibride me dronë, sulmeve kibernetike dhe operacioneve të sabotimit.

“Ne nuk jemi në luftë, por as nuk jetojmë më në paqe,” u shpreh Merz para udhëheqësve në samitin “Ekosistemi Schwarz” në Berlin, duke përshkruar kërcënimet hibride si një realitet të ri me të cilin po përballet vendi.

Udhëheqësi konservator përmendi një sërë aktivitetesh armiqësore, pa e përmendur drejtpërdrejt Rusinë, por duke lënë të nënkuptohet qartë përfshirja e saj, shkruan Telegraf.

“Fluturime me dronë, spiunazh, vrasja në Tiergarten dhe kërcënime serioze ndaj figurave publike, jo vetëm në Gjermani, por edhe në shumë vende evropiane,” tha Merz.

“Ne po shohim akte sabotimi, përpjekje për të çaktivizuar qendrat e të dhënave dhe sulme kibernetike,” shtoi ai, duke theksuar se këto kërcënime janë të vërteta dhe të pranishme.

Ndërkohë, disa aleatë të NATO-s, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë, kanë raportuar shkelje të hapësirës ajrore nga dronë gjatë këtij muaji. Disa prej këtyre incidenteve janë konfirmuar nga zyrtarë të NATO-s se ishin sulme nga rusia.

Të ngajshme

Përmbytje në disa zona të Prizrenit, Totaj në terren për t’i ndihmuar qytetarët

Valjeta Turkaj

Bilanc tragjik në trafik: 86 të vdekur për nëntë muaj, gati gjysma shoferë

Valjeta Turkaj

Në mëngjes apo në mbrëmje, kur duhet t’i pini ilaçet e tensionit

Erzana Fazliu