Telenews

Rrahje mes të rinjve shqiptarë e serbë në veri, dy të lënduar

Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të lënduar pas një rrahje me disa të rinj serbë në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar shefi i Operativës së Policisë në veri, Petrit Fejza.

“Ajo çka mund të themi për tani është se është një grup prej 3-4 personash kanë sulmuar në rrugën ‘Sutjeska’ disa të rinj shqiptarë. Dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Fillimisht janë marrë katër si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave”, ka thënë Fejza.

Ai ka theksuar se të dyshuarit janë të mitur.

Sipas Fejzës, Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

The post Rrahje mes të rinjve shqiptarë e serbë në veri, dy të lënduar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Mëngjesi më i mirë për shëndetin e zemrës

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 7 mars

Erzana Fazliu

Këto ishin fjalët e fundit të Adem Jasharit

KushtrimGuraj