Telenews

Mesazhi i zëshëm për Kurtin: 79% e qytetarëve s’duan koncesione për njohjen e Serbisë

Në sondazhin mbarëkombëtar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), qytetarët janë pyetur nëse duhet t’i bëhet ndonjë koncesion Serbisë për ta marrë njohjen e pavarësisë nga ajo.

Të pyetur se çfarë koncesione do të duhej të bëj Kosova për njohjen e Serbisë, 79% e qytetarëve kanë thënë se s’duhet të bëhet asnjë koncesion i vetëm.

Ndërkohë, vetëm 5% e qytetarëve kanë thënë që për njohjen e Serbisë ia vlen të themelohet edhe Asociacioni njëetnik për komunat serbe.

Qeveria e Kosovës tashmë është futur në negociata dhe ka pranuar të diskutojë për formën e Asociacionit për komunat me shumicë serbe, ndërkohë që Serbia nuk është e vendosur për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti e ka përsëritur disa herë që nuk do ta lejojë një Asociacion me kompetenca ekzekutive e as me karakter një-etnik, megjithatë një tip i pajtueshëm Asociacioni për të dyja shtetet, nuk është gjetur deri më sot. /GazetaExpress

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj