Telenews

Mësohet identiteti i personit që dyshohet se bëri vetëvrasje, ishte mësues në pension

Telenews.al pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Krilevë të Kamenicës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me një armë zjarri.

Sinjali mëson se viktima është Xhemajl Demolli, 67-vjeçar.

news image

Demolli i cili ishte mësues në pension, u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, teksa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar armën e tipit kallashnikov e cila dyshohet se u përdor në rast. Nuk dihen motivet që shtynë drejt kësaj tragjedie, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Telenews.al do t’iu mbajë të informuar.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj