Telenews

Mësoni se cila kategori në Kosovë, mund t’a marrë dozën e katërt të vaksinës anti COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19 për lejimin e vaksinimit me dozën e katërt të grup-moshës së popullatës mbi 60 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se ky rekomandim i Komitetit është mbështetur në rekomandimet rreth vaksinimit COVID-19 si dhe të dhëna nga organizatat kredibile ndërkombëtare si EMA dhe CDC.

“Vaksinimi bëhet në qendrat e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat e Kosovës”.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve, që të vaksinohen kundër COVID-19, pa asnjë hezitim, për të parandaluar rritjen e rasteve të COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë me dozën e parë dhe të dytë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç. Ndërsa, me dozën e parë, të dytë dhe të tretë tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 18 vjeç.

Të ngajshme

Si t’ia bëjmë që aroma e parfumit të zgjasë

Valjeta Turkaj

Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë anëtarë të ekuipazhit

KushtrimGuraj

Gjashtë vjet më parë u shënua rasti i parë me Covid-19 në Kosovë

Valjeta Turkaj