Lionel Messi nuk ka folur me një prej bashkëlojtarëve të tij për tre muaj, pas një incidenti në fushë.
Gjatë karrierës së tij të lavdishme me Barcelonën, PSG-në, Inter Miamin dhe Argjentinën, Messi ka fituar çdo trofe të mundshëm, përfshirë Kupën e Botës dhe dy herë Copa American.
Një nga bashkëlojtarët e tij të përhershëm në Argjentinë dhe PSG ka qenë Leandro Paredes.
Sot, marrëdhënia e tyre është normale, por në një intervistë për Infobae, Paredes zbuloi se Messi nuk i ka folur për rreth tre muaj, pasi kishte keqkuptuar një situatë gjatë një ndeshjeje.
Paredes thotë se kishte drejtuar një fyerje ndaj një lojtari kundërshtar, por Messi e dëgjoi dhe mendoi se ishte drejtuar ndaj tij.
“Kaluam rreth tre muaj pa folur. E kisha shumë të vështirë. I dërgova mesazh të nesërmen, pastaj pas 15 ditësh. I thashë: ‘Nuk ishte për ty, nuk doja të të fyeja’. Dhe nuk m’u përgjigj. Kaluan tre muaj pa komunikuar”.
“Një ditë, arritëm në qendrën stërvitore në të njëjtën kohë. Unë po laja dhëmbët, ishte shumë herët, dhe ai më hodhi ujë duke thënë: ‘Çfarë po bën kaq herët zgjuar?’”, ka thënë Paredes.
Sipas Paredes, gjithçka është sqaruar që atëherë dhe marrëdhënia e tyre është rikthyer në normalitet.