Telenews

Messi shënon gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, Inter Miami i shpëton humbjes në sekondën e fundit

messi-shenon-gol-te-mrekullueshem-nga-gjuajtja-e-lire,-inter-miami-i-shpeton-humbjes-ne-sekonden-e-fundit

Lionel Messi vazhdon të dhurojë spektakël në elitën e futbollit amerikan MLS.

Ylli argjentinas realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në barazimin dramatik 3-3 mes Inter Miami dhe Philadelphia Union.

Vendasit e Philadelphia Union ishin në dy raste në avantazh prej dy golave 2-0 dhe 3-1, por Inter Miami në fund barazuan rezultatin.

Ishte minuta e 87-të e ndeshjes, kur Messi realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për të rikthyer shpresën tek skuadra e tij.

E në frymën e fundit të ndeshjes, mesfushori ekuadorian Segovia realizoi një tjetër gol të bukur për rezultatin përfundimtar 3-3.

37-vjeçari Messi tani ka arritur në kuotën e pesë golave dhe dy asistimeve në 10 ndeshje këtë edicion në MLS, derisa ka edhe pesë gola të tjerë dhe një asistim në Concacaf Champions Cup.

Të ngajshme

Xhiro e fundit në Superligë, të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 16:00

KushtrimGuraj

Tifozët e Milanit me mesazh të qartë ndaj pronarëve amerikanë: Shkoni në shtëpi

KushtrimGuraj

Carlo Ancelotti “shpërthen” në lot: Nuk do ta harroj kurrë atë që kemi kaluar së bashku!

Erzana Fazliu