Lionel Messi ka fituar çmimin “Këpuca e Artë” në Major League Soccer (MLS) për të dytin sezon radhazi, duke u bërë lojtari i parë në historinë e kampionatit amerikan që arrin këtë sukses.
Ylli argjentinas e përfundoi sezonin e rregullt me 26 gola të shënuar, shifër që i mjaftoi për ta fituar çmimin për golashënuesin më të mirë të ligës.
Fitorja e këtij çmimi u konfirmua të shtunën, pas barazimit 3-3 të Inter Miamit kundër Charlotte, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt.
Messi nuk arriti të shënonte në këtë përballje, por kontribuoi me dy asistime për golat e parë të skuadrës së tij, të dyja pas goditjeve nga këndi.
Me këtë barazim, Inter Miami e përfundoi sezonin në vendin e dytë në Konferencën Lindore, duke siguruar avantazhin e fushës vendase për dy raundet e para të “play-off”-it.
Megjithatë, vëmendja kryesore ishte te Messi, i cili me këtë arritje vazhdon të shkruajë histori në futbollin amerikan.

