Lionel Messi, legjenda e futbollit me 885 gola në karrierë, ka zgjedhur golin më të veçantë nga të gjitha arritjet e tij.
Përkundër pritjeve që mund të kishte zgjedhur një gol nga finalja e Kupës së Botës 2022, Messi ka përzgjedhur golin e tij me kokë ndaj Manchester United në finalen e Ligës së Kampionëve 2009 në Romë.
“Për shkak të momentit, për shkak të domethënies, sepse e kurorëzoi një vit të paharrueshëm… për mua është më i rëndësishmi nga të gjithë,” tha Messi, duke shpjeguar zgjedhjen e tij.
Ky gol do të shndërrohet në një vepër arti nga artisti Refik Anadol, në kuadër të projektit bamirës “A goal in life”. Fondacioni i klubit Inter Miami do ta nxjerrë këtë vepër në ankand, ku të ardhurat do të shkojnë për qëllime humanitare.
Kujtojmë se këtë verë, Messi luajti ndeshjen e fundit zyrtare në Argjentinë për përfaqësuesen e tij, ku realizoi dy gola dhe u përcoll me shumë emocion nga tifozët.