Telenews

Meta gjobitet 375 milionë dollarë, akuzohet për mashtrim ku cënohet siguria e fëmijëve

meta-planifikon-shkurtime-te-medha-te-vendeve-te-punes-ndersa-kostot-e-inteligjences-artificiale-rriten

Një gjykatë në shtetin e New Mexico ka vendosur që kompania Meta të paguajë 375 milionë dollarë, pasi u gjet e përgjegjshme për mashtrimin e përdoruesve lidhur me sigurinë e platformave të saj për fëmijë.

Një juri vendosi se Meta, pronare e platformave si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka rrezikuar të miturit duke i ekspozuar ata ndaj përmbajtjeve seksuale dhe kontakteve me persona të rrezikshëm.

Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s, Raul Torrez, e cilësoi vendimin si “historik”, duke theksuar se kjo është hera e parë që një shtet fiton një çështje të tillë kundër kompanisë.

Meta, e drejtuar nga CEO Mark Zuckerberg, nuk është dakord me vendimin dhe ka njoftuar se do ta apelojë. Një zëdhënëse e kompanisë deklaroi: “Ne kemi punuar vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve dhe për të luftuar përmbajtjen e dëmshme”.

Gjatë procesit gjyqësor shtatëjavor, juria shqyrtoi dokumente të brendshme dhe dëshmi që tregonin se kompania ishte në dijeni të rreziqeve nga grabitqarët seksualë në platformat e saj. Juria arriti në përfundimin se Meta kishte shkelur ligjin e shtetit për praktikat e padrejta, duke mashtruar publikun për sigurinë e platformave të saj për të rinjtë.

Të ngajshme

Gjobiten Instagrami dhe YouTube, arsyeja është interesante

Valjeta Turkaj

Lamborghini do të lansojë disa vetura të reja në vitin 2026

Valjeta Turkaj

OpenAl po krijon një aplikacion ‘për gjithçka’ – nga biseda te kodimi

Valjeta Turkaj