Telenews

Meta sjellë AI-në për redaktim direkt në Instagram Stories

“vegla”-e-re-qe-ju-ndihmon-te-rikthemi-llogarite-e-hakuara-ne-instagram

Meta po sjell mjetet e saj të inteligjencës artificiale (AI) për redaktim direkt në Instagram Stories. Tani përdoruesit mund të japin komanda me tekst për të shtuar ose hequr elemente, apo për ta ndryshuar plotësisht përmbajtjen.

Edhe pse Meta më parë kishte ofruar mundësi për redaktim fotosh në Instagram, ato mjete ishin të kufizuara në ndërveprimin me chatbot-in Meta AI. Shtimi i komandave me tekst në Stories i bën tani këto funksione shumë më të qasshme.

Opsionet e reja gjenden në menunë “Restyle”, e cila shfaqet në krye të ekranit të Instagram Stories kur prekni ikonën e furçës.

Për të redaktuar një foto, zgjidhni “add”, “remove” ose “change” dhe përshkruani çfarë doni të ndryshoni. Për shembull, Meta shpjegon se mund të kërkoni të ndryshoni ngjyrën e flokëve, të shtoni një kurorë në kokë ose të vendosni një perëndim dielli në sfond.

Gjithashtu, ka efekte të paracaktuara që mund të ndryshojnë veshjen ose stilin e fotos. Për shembull, mund të shtoni sende si syze dielli ose xhaketë lëkure, ose të aplikoni efektin e akuarelit. Për videot, mund të krijoni efektin sikur bie borë ose të shtoni flakë.

Është e rëndësishme të theksohet se, kur përdorni Meta AI në Instagram, ju pranoni kushtet e përdorimit të funksioneve të AI-së nga Meta, të cilat lejojnë analizimin e mediave tuaja dhe tipareve të fytyrës përmes inteligjencës artificiale.

Sipas këtyre kushteve, kur ngarkoni fotot tuaja, Meta mund të “përmbledhë përmbajtjen, të modifikojë imazhet dhe të gjenerojë përmbajtje të re bazuar në to”.

Të ngajshme

Një paralajmërim urgjent për këdo që përdor Gmail

Erzana Fazliu

Google rihap termocentralin bërthamor në SHBA për të furnizuar me energji AI e vet

KushtrimGuraj

GM po e zhduk Apple CarPlay në të gjitha automjetet e saj, çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

KushtrimGuraj