Telenews

Microsoft po zhvillon modele me Inteligjencë Artificiale për të konkurruar me OpenAl

franca-gjobit-microsoftin-me-60-milione-euro

Microsoft po zhvillon modele me Al për të konkurruar me OpenAl, sipas The Information.

Sipas raportit, kompania me bazë në Redmond, Uashington, një mbështetëse e madhe e OpenAI, ka filluar testimin e modeleve nga xAI, Meta dhe DeepSeek si zëvendësues të mundshëm të OpenAI në Copilot.

Bëhet e ditur se Microsoft ka kërkuar të zvogëlojë varësinë e tij nga prodhuesi i ChatGPT-së, edhe pse partneriteti i tij i hershëm me startup-in e vendosi atë në një pozitë udhëheqëse midis kolegëve në garën fitimprurëse të AI.

Reuters raportoi në dhjetor se kompania ka punuar në shtimin e modeleve të AI të brendshme dhe të palëve të treta për të fuqizuar produktin e saj kryesor të AI Microsoft 365 Copilot, shkruan Reuters.

Kur Microsoft njoftoi 365 Copilot në 2023, një pikë kryesore e shitjes ishte se përdorte modelin GPT-4 të OpenAI.

Ndërsa sipas raportit të The Information, divizioni me AI i Microsoft, i udhëhequr nga Mustafa Suleyman, ka përfunduar trajnimin e disa modeleve të cilat performojnë pothuajse njësoj si modelet kryesore nga OpenAl.

Ekipi po trajnon gjithashtu modele arsyetimi, të cilat përdorin teknika të zinxhirit të mendimit – një proces arsyetimi që gjeneron përgjigje me aftësi arsyetimi kur zgjidh probleme komplekse – që mund të konkurrojnë drejtpërdrejt me OpenAl.

Ndryshe, kompania po shqyrton lansimin e modeleve më vonë këtë vit.

Të ngajshme

PLANI/ Si do t’i mbrojë Meta VIP-at nga mashtrimi?

KushtrimGuraj

Protesta për “Tik Tok”, Rama: Kjo është “këneta” dhe filozofia e saj, 95% e prindërve ishin pro mbylljes së platformës

KushtrimGuraj

Musk zbulon se X ka rënë pre e një sulmi masiv hakerësh

KushtrimGuraj