Telenews

Microsoft shtyn prodhimin masiv të çipit me Al

​franca-gjobit-microsoftin-me-60-milione-euro

Microsoft ka shtyrë për në vitin 2026 fillimin e prodhimit masiv të çipit të vet të ri me Al, një projekt që synon të forcojë kapacitetet e tij të brendshme në fushë dhe të ulë varësinë nga prodhuesit e jashtëm si Nvidia.

Sipas raportimeve të The Information, të cituara nga Reuters, çipi – i njohur me emrin e koduar “Braga” – do të përdoret në qendrat e të dhënave të Microsoft për të përballuar kërkesat gjithnjë në rritje për përpunim të AI.

Kjo shtyrje vjen për shkak të ndryshimeve të fundit në dizajn si dhe sfidave në ekipin e zhvillimit, gjë që ka ndikuar në afatet kohore të projektit, shkruan Reuters.

Bëhet e ditur se ky hap është pjesë e strategjisë më të gjerë të Microsoft për të krijuar infrastrukturë teknologjike më të qëndrueshme dhe më të personalizuar për shërbimet e saj cloud, përfshirë Azure dhe Copilot.

Me zhvillimin e çipeve të veta, kompania synon të fitojë më shumë kontroll mbi kostot dhe të rrisë performancën në aplikacionet e AI që po dominojnë tregun.

Ndërkohë, konkurrentët si Amazon dhe Google kanë përparuar me çipet e tyre të gjeneratës së re — Amazon me Trainium3 dhe Google me TPU v5 — çka shton presionin mbi Microsoft për të mos mbetur prapa në këtë garë të teknologjisë së lartë.

Të ngajshme

Ndryshim i madh në YouTube çfarë do të hiqet nga tregu?

Valjeta Turkaj

Samsung po shqyrton zhvillimin e bizhuterive, syzeve dhe varëseve të bazuara në inteligjencën artificiale

Valjeta Turkaj

Microsoft e pranon, ky gabim mund të mos riparohet kurrë

Valjeta Turkaj