Telenews

Miftaraj: Radoiçiq po gjen mbrojtje dhe imunitet nga shteti serb

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili kërkohet për vepra penale që lidhen me vrasjet e serbëve në Kosovë dhe krim të organizuar, po gjen mbrojtje dhe imunitet nga shteti serb.

Miftaraj i bëri këto komente pasi Radoiçiq sot u pa në takim krah për krah me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përderisa po mbahet takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

“Bashkimi Evropian, Borell, Komisioni Evropian nuk munden mi mbyll sytë dhe me toleru që Serbia të kthehet ne parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj