Telenews

Miftaraj: Shpresoj se MINT s’do të marrë masa ndaj zyrtarit të ARBK-së që shfuqizoi vendimin për Klan Kosovën

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj e ka cilësuar lajm të mirë shfuqizimin e vendimit të ARBK-së për t’ia pezulluar certifikatën e biznesit televizionit “Klan Kosova”.

Miftaraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se “shpreson që MINT nuk do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj ARBK-së dhe personit që mori vendimin”.

Ai ka rikujtuar se IKD, do të ofrojë ndihmë juridike falas për secilin zyrtar që është “subjekt i persekutimit” nga institucioni për shkak të ushtrimit të funksionit.

Postimi i plotë:

Lajm i mirë nga ARBK për kthimin e ligjshmërisë dhe mbylljen e një drame të panevojshme të shkaktuar nga Ministrja Rozeta Hajdari.

Le te shpresojme se MINT nuk do marr masa ndeshkuese ndaj ARBK dhe personit qe ka vendosur ligjshmeri ne kete rast.

IKD e ri-kujton se brenda mandatit te saj ofron ndihme juridike falas per secilin zyrtar publik ne rastet kur jane subjekt i persekutimit nga ana e institucionit per shkak te ushtrimit te funksionit te tij ne baze te ligjit dhe duke respektuar proceduren.

 

Të ngajshme

Komisioni për Arsim nis punën me debate e kundërshtime, propozohet takim me ministrin Çeku

Valjeta Turkaj

Kurti i ndërron pozitën Manxhukës, e emëron zëdhënës të Qeverisë

Valjeta Turkaj

Falsifikuan dokumente për pronat që shitën, arrestohen katër persona për mashtrim mbi 1.5 milion euro

Valjeta Turkaj