Telenews

Miftaraj: VV-ja ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese

miftaraj:-vv-ja-‘lufte-frontale’-ndaj-gjykates-kushtetuese

Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është tema kryesore e ditëve të fundit në skenën politike.

Dërgimi i saj nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese, u analizua në emisionin DPT te Fidani me Drejtorin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehad Miftaraj.

Miftaraj deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po bën siç tha ai ‘luftë frontale’ ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Ka filluar në vitin 2024-2025, që dy vitet e fundit është diçka që Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur strategji për ta delegjitimuar punën e Gjykatës Kushtetuese në publik”, theksoi ai në Klan Kosova.

Ai dha edhe arsyet se pse po ndodh kjo.

Gjykata Kushtetuese, më 9 mars ka vendosur masë të përkohshme ndaj vendimit të shefes së Shtetit për shpërndarjen e Kuvendit.

Kjo masë vlen deri më 31 mars, ku stopohet procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri deri në vendimin e Kushtetueses./Indeksonline/

Të ngajshme

Sokol Brahaj: Dy raketa balistike u nisën nga harta e Iranit, por mbetet e paqartë kush i lëshoi

KushtrimGuraj

MPB organizon tryezë në Mitrovicën e Veriut, disa OJQ serbe e bojkotojnë

KushtrimGuraj

“Balluku nuk akuzohet për korrupsion”, Rama i përgjigjet ambasadave të Britanisë dhe Gjermanisë

KushtrimGuraj