Mijëra njerëz në Turqi kanë dalë për natën e shtatë të protestave, në të cilat deri më tani janë arrestuar më shumës se 1,400 persona, përfshirë studentë, gazetarë dhe avokatë.
Trazirat e natës filluan të mërkurën e kaluar kur kryetari i bashkisë së qytetit Ekrem Imamoglu – i cili shihet si rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan – u arrestua me akuza për korrupsion.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe OKB-ja kanë dënuar arrestimet dhe përdorimin e forcës nga policia ndaj protestuesve.
Imamoglu tha se akuzat kundër tij ishin me motive politike, një pretendim që presidenti turk e ka mohuar.
Duke folur me një grup të rinjsh në një iftar në Ankara të martën, Erdogan kërkoi durim dhe këto ditë i përshkroi si “ditë shumë të ndjeshme”.
Ai shtoi se njerëzit që duan “ta kthejnë këtë vend në një vend kaosi nuk kanë ku të shkojnë”, dhe rruga që kanë marrë protestuesit është “një rrugë qorre”.
Mbrëmjen e së martës, mijëra studentë nga shumë universitete në Stamboll u takuan në Parkun Maçka dhe më pas marshuan drejt Şişli, shkruan BBC.