Komanda Qendrore e SHBA-së njofton se rreth 3,500 marinarë dhe ushtarë amerikanë, së bashku me aeroplanë dhe asete taktike, kanë mbërritur në Lindjen e Mesme me anijen luftarake USS Tripoli.
Mbërritja vjen mes tensioneve me Irani dhe kërcënimeve të tij ndaj SHBA-së dhe Izraelit. Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se lufta pritet të përfundojë brenda javësh, pa nevojën për pushtim tokësor.

