Është organizuar Kuvendi Zgjedhor i Federatës Skitare të Kosovës, në të cilin janë zgjedhur organet drejtuese për mandatin 2025 – 2029.
Pa asnjë kundërkandidat, President u rizgjodh, Milaim Kelmendi, i cili do ta drejtojë federatën edhe në rrugën drejt Lojërave Olimpike Milano Cortina 2026.
Kelmendi është edhe nënpresident i Komitetit Olimpik të Kosovës. Nënpresidentë u zgjodhën, Bujar Turjaka dhe Besforta Topalli Grajçevci.
Anëtarë të Bordit u emëruan: Dardan Pupovci, Egzon Agani, Genta Domi, Imer Thaçi, Muhamet Dresha, Naser Dedia, Qerim Azizi dhe Xhevdet Arifi.
“Presidenti dhe udhëheqësia e re u zotuan për vazhdimin e punës dhe mbështetjen për sportistët, klubet dhe të gjithë antarësinë e FSK-së për zhvillimin e mëtutjeshëm si në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Kuvendi gjithashtu ia vazhdoi mandatin anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës: Rifat Haxhijaj, kryetar, Arben Vitija, anëtar dhe dhe Bujar Kelmendi, anëtar. Kuvendin e vëzhguan: Fidan Shatri nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Gazmend Maxhuni, nënpresident i KOK-ut.