Telenews

MILAIM ZEKA LIROHET NGA AKUZAT PËR MASHTRIM ME VIZA

Gazetari dhe ish-deputeti, Milaim Zeka, është shpallur i pafajshëm në akuzat për mashtrm me viza,shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Zeka përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar drejtësinë e Kosovës.
“Pas 5 viteve vuajtje shpirtërore, fizike, materiale, morale, sot, Gjykata, nga një trup gjykues që vendosin mbi prova, e jo fjale rrugësh, me ka shpallur te pafajshëm nga te gjitha pikat e akuzave: mashtrim me viza, shpëlarje parash, dhe shmangie nga tatimi”, ka shkruar Zeka.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka , dhe ndaj të akuzuarve të tjerë, I.K. dhe E.K, për veprat penale “mashtrim”, “shmangie nga tatimi” dhe “pastrim i parave”.
Milaim Zeka dhe të tjerët dakuzohoheshin se prej vitit 2016 deri në mars të vitit 2017 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror më 2 qershor 2016, kishin krijuar biznesin “I.K & M.Z. Op”, si agjenci punësimi.
Sipas aktakuzës së përpiluar nga ana e prokurorit Afrim Shefkiu, të pandehurit thuhet se kishin paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani përmes emisionit “Pa rrotlla” duke joshur qytetarët që të aplikonin në zyrat tyre në lagjen “Pejton”, të Prishtinës.

Të ngajshme

Hoti thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje: Koalicioni Kurti-Osmani mashtroi për dialogun

Donat Hashani

Abdixhiku tallet me Kurtin, thotë se sikur Vali Corleones edhe Kurti nuk po i thuhet puna e mbarë

Donat Hashani

Avni Dehari thotë se në propozimin evropian duhet të përmenden edhe shqiptarët e Luginës

Donat Hashani