Telenews

Milaim Zeka publikon fotografi të Kurtit me “Ridin”, thotë që e postoi për hatër të Bislimit

Ridvan Muharremit, pronarit i furrës/restaurantit “Bukë e zemër”, të cilit sot iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, analisti Milaim Zeka ia nxorri një fotografi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lokalin e tij, ku edhe u prangos dje.

Ridvan Muharremi po akuzohet për keqpërdorime në rezervat e shtetit.

Në foton e publikuar nga analisiti, Milaim Zeka shihet edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi, për të cilin edhe e ka publikuar foton.

“Po e publikoje nje foto me Ridvanin, ma shume hatri Besnik Bislimit, se diqysh ka marak me qene mbrojtes i te gjitha puneve te VV-se”.

Shikimin e Kryeministrit Kurti, Zeka e ka quajtur “vështrim shqiponjash”.

Ndërsa për avokatin Mahmut Halimi, tha se po të ekzistonte ligji nuk do ta kishte ushtruar kurr profesionin e tij.

“Ky Mahmut Halimi, avokati, qe po i jep zor me deklarata, me pas egzistu shteti ligjor, ky, Tom gashiqi, edhe disa te tjere, kurr nuk kishin mujte me ushtru profesionin e tyre. Me ba vaki me pa Albin Kurti se sa miliona euro kane qarkullu neper kontot e tyre, pika i kish ra…!!!”.

Të ngajshme

Haxhiu: Do të jem sërish kandidate për kryetare të Kuvendit (VIDEO)

Donat Hashani

KDI: Moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit tregon mungesë të vullnetit politik për kompromis

Donat Hashani

Abdixhiku: Perdet sot ranë, numrat dhe arsyet e bllokimit u panë

Donat Hashani