Telenews

Milani e mposht Romën dhe arrin gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Milani ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 3-1 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. 

Nga minutat e para, Milani vendosi dominimin, duke renditur rastet, ku nuk vonoi dhe erdhi edhe goli i epërsisë. 

Në minutën e 16-të, Theo Hernandez asistoi te Tammy Abraham që shënoi për 1-0. 

E njëjta dyshe, ishte në aksion edhe në minutën e 42-të, kur Hernandez asistoi te Abraham që shënoi për 2-0. 

Image

Roma e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke ngushtuar rezultatin në 2-1, pas një goli të Artem Dovbyk. 

Në minutën e 60-të, Milani futi në lojë dyshen e ardhur në afatin kalimtar dimëror, Santigo Gimenez dhe Joao Felx. 

Dyshja kombinuan bukur, me Felix që shënoi gol në debutim për 3-1. 

Image

Brenda një minute, të dy ekipeve iu anulua nga një gol, për pozitë jashtë loje.  

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Milani siguroi një vend në gjysmëfinale. 

Të ngajshme

Kroos për Viniciusin: Dukej sikur i gjithë ekipi ndikohej nga sjellja e tij

KushtrimGuraj

Italia në panik para play-offit: Gattuso me dy dilema të mëdha përpara ndeshjes vendimtare

KushtrimGuraj

Bomba e janarit: Joao Cancelo rikthehet në Serie A

KushtrimGuraj