Telenews

Milani i afrohet titullit të Serie A, mposht pastër Atalantan

Milani ka regjistruar edhe fitoren e pestë radhazi, duke vazhduar kështu rrugën drejt titullit të kampionit në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli shënoi fitore sonte ndaj Atalantas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit.
Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultatin 2:0.
Rafael Leao (56’) dhe Theo Hernandez (75’) shënuan golat e fitores për “Rossonerët”.

Milani pas kësaj fitore ka 83 pikë në pozitën e parë, pesë më shumë se Interi i pozitës së dytë. Por, “Nerazzurrët” tani janë me një ndeshje më pak.
Kurse, Atalanta është e teta me 59 pikë.

Të ngajshme

Liverpool ofertë 80 milionëshe për yllin e Ligës Premier

Valjeta Turkaj

Fanella më fitimprurëse në futbollin botëror, Real Madridi lë pas Barcelonën dhe Man Utd

KushtrimGuraj

Një hap larg historisë! Messi shënon golin e 899-të për fitoren e Inter Miamit

Valjeta Turkaj