Telenews

Milani ka 100 milionë euro për transferime, emrat që po ndiqen nga kampi kuqezi

Buxheti për transferime te Milani mund të jetë deri në 100 milionë euro këtë verë, shkruajnë mediat italiane.
Fituesit e Scudettos po kërkojnë të vazhdojnë dominimin e tyre dhe për këtë kanë objektiva të mëdhenj për afatin kalimtar të verës.
Sipas Gazzetta dello Sport, lloji i lojtarëve që ata synojnë japin garanci për të ardhmen me pronarët e rinj që po përgatisin disa blerje.


Mesfushori i Lille, Renato Sanches pritet të nënshkruajë së shpejti me kuqezinjtë, ndërsa bashkëlojtari Sven Botman është gjithashtu afër të bëjë të njëjtën lëvizje.
Ndërkohë, mesfushori sulmues i Romës, Nicolo Zaniolo është gjithashtu një objektiv, por Milani dhe Giallorossi duket se janë disi larg me vlerësime.

Kuqezinjtë gjithashtu duket se janë në treg për një sulmues të ri, ku spikat emri i sulmuesit të Benficas, Darwin Nunez, është në krye të listës, por çmimi mbetet i lartë.
Një objektiv më realist mund të jetë Luka Jovic i Real Madridit, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Milanin.

Të ngajshme

Humbja e turpshme ndaj Bosnjës, Gattuso pritet të largohet

Valjeta Turkaj

UEFA kërkon rritje të pagesave dhe mbulim më të madh të kostove për ekipet në Kupën e Botës

Valjeta Turkaj

“Kapiteni ynë është simbol i Kombëtares dhe i Kosovës” – FFK reagon për sulmin ndaj Vedat Muriqit

KushtrimGuraj