Telenews

Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

milani-mposht-romen-per-te-kapur-gjysmefinalen

Milani ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat 3-1 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Nga minutat e para, Milani vendosi dominimin, duke renditur rastet, ku nuk vonoi dhe erdhi edhe goli i epërsisë. 

Në minutën e 16-të, Theo Hernandez asistoi te Tammy Abraham që shënoi për 1-0. 

E njëjta dyshe, ishte në aksion edhe në minutën e 42-të, kur Hernandez asistoi te Abraham që shënoi për 2-0. 

Image

Roma e nisi shumë mirë pjesën e dytë, duke ngushtuar rezultatin në 2-1, pas një goli të Artem Dovbyk. 

Në minutën e 60-të, Milani futi në lojë dyshen e ardhur në afatin kalimtar dimëror, Santigo Gimenez dhe Joao Felx. 

Dyshja kombinuan bukur, me Felix që shënoi gol në debutim për 3-1. 

Image

Brenda një minute, të dy ekipeve iu anulua nga një gol, për pozitë jashtë loje.  

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Milani siguroi një vend në gjysmëfinale. 

Të ngajshme

Te Real Madridi “me kontratë” lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

KushtrimGuraj

Reali triumfon me shumë telashe ndaj Leganesit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Donat Hashani

Arsenali përshëndetet nga Carabao Cup

Donat Hashani