Telenews

Milani nis bisedimet me Bayer Leverkusen për transferimin e Granit Xhakës

Milani ka filluar negociatat me Bayer Leverkusen për të transferuar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, gjatë merkatos së verës. Rossonerët synojnë të forcojnë skuadrën e tyre me qëllim rikthimin në garat evropiane, dhe Xhaka është një nga emrat kryesorë në listën e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Milani ka bërë kontakt të drejtpërdrejtë me drejtuesit e Bayer Leverkusen që nga e enjtja, ndërsa negociatat mes klubeve kanë nisur pasi mesfushori është i gatshëm të bashkohet me projektin e klubit italian.

Vlera e mundshme e transferimit pritet të jetë rreth 15 milionë euro, një shifër që Milani është gati të investojë për të siguruar shërbimet e Xhakës në San Siro.

Të ngajshme

Osmani: Refugjatët nuk janë numra, por janë histori mbijetese, force dhe shprese

Valjeta Turkaj

Macron thotë se Irani duhet të tregojë gatishmëri për të negociuar

Valjeta Turkaj

Këta janë nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë

Valjeta Turkaj