Telenews

Milani shpallet kampion i Italisë

AC Milan është shpallur kampion i Serie A për edicionin 2021/22.
Kuqezinjtë triumfuan 3:0 në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Sassuolos në udhëtim, për ta ngritur lart trofeun, pas 11 viteve pritje.
Giroud me dy gola dhe Kessie me një tjetër, ishin realizatorët.
Interi po ashtu shënoi fitore me rezultat 3:0, por ishte e pamjaftueshme pasi duhej që Milan të mposhtej nga Sassuolo.

Milan e përfundoi sezonin me 86 pikë, dy më shumë se Interi në vendin e dytë.
Milan dhe Inter e rivalizuan njëri-tjetrin për Scudetto, sidomos në xhirot e fundit, duke e bërë shumë interesante garën.

Të ngajshme

“Dardanët” me apel për tifozët: Tubim i organizuar në Bratisllavë para ndeshjes së Kosovës

Valjeta Turkaj

Haraslin i Sllovakisë me fjalë të mëdha për Kosovën: Kundërshtar i fortë, janë në formë të mirë

Rrezarta Ramaj

Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë për sfidën me Sllovakinë

KushtrimGuraj