Telenews

Millaku njihet për debatin e ashpër me ish-kryekuvendarin Kadri Veseli

Deputetja e deritanishme e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku sot është anëtarësuar në subjekt të ri politik.

Millaku ka kaluar në rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është prezantuar si ardhje e re nga kryetar i kësaj partie Lumir Abdixhiku, përcjellë Telenews.al

Gjatë periudhës sa ishte deputete e VV-së, Millaku njihet për një debat të ashpër që e kishte pasur me ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, debat i cili kishte shpërthyer edhe në banalitet.

Deputetja Millaku e kishte akuzuar atë kohë kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin se ka fyer rëndë deputetët e opozitës madje sipas saj i ka sharë.

“Nuk t’kam dëgju që na ke sha me rob se për besë gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti”- i kishte thënë ish-deputetja e Vetëvendosjes ish kryetarit Veseli.

Por nuk kishte munguar edhe përgjigjja e Kadri Veselit.

“E përdor me gojë shumë a? Kujdes me shprehjet se për besë ky është Kuvend”- kishte thënë Veseli.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Mercedesi planifikon të ulë kostot me disa miliardë euro në vit

Erzana Fazliu