Telenews

Mimoza Kusuri e arsyeton rritjen e çmimeve me luftën në Ukrainë

Shefja e grupit parlamentarë të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila në debatin parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve ka prezantuar qëndrimin e LVV-së.

Ajo ka akuzuar opozitën se pavarësisht se i ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, po e bënë një politikë jo të drejtë ku çmimet janë rritur si pasojë e kësaj lufte.

Tutje ajo ka renditur ndihmat të cilat sipas saj i ka dhënë qeveria për qytetarët dhe të hyrat e rritura të Doganës dhe ATK-së.

“Është e rëndësishme që kuvendi të trajtojë temën me seriozitet për rritjen e çmimeve dhe të propozojnë masa. Efektet e saj ndjehen në të gjitha segmentet e jetës. Kundërshtimi i opozitës për projekti  të ndihmës sociale në Kosovë ka efekt negativ në 25 mijë familje që janë me ndihmë sociale. E para është reduktimi i akcizës. Gjatë vitit aktual kanë qenë të hyra mbi 6 milionë euro. Bankat e Kosovës kanë arritur mbi 4 miliardë euro. Rritja e çmimeve ka ardhur nga ndikimet nga jashtë, si lufta në Ukrainë e kështu më radhë. Se kemi rritje të çmimeve të shumicës së produkteve është evidente”, tha ajo.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj