Telenews

Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij

miniclip-ka-mbyllur-zyrtarisht-serveret-e-tij

Një ditë e keqe për “milienialët” pasi që një nga pjesët më domethënëse të fëmijërisë së tyre, Miniclip, deklaroi se do të mbyllin të gjithë serverët e tyre, përveç ato të lojërave 8 Ball Pool dhe Agario.

Ky lajm vije pas disa viteve ku kishte rënie në numrin e lojtarëve ditor në ueb-faqen e tyre dhe tkurrjes së fitimeve të Lojërave në Ueb.

Një shtytje në të gjithë industrinë për të shkëputur Adobe Flash player-in, i cili ishte një element kryesor i suksesit të Miniclip në vitet 2000, nënkuptonte vetëm se lajmi i mbylljes së pashmangshme ishte afër, përcjell Telegrafi.

Një faqe e cila ishte ndërtuar nga themeli duke u bazuar në player-in Adobe Flash dhe kishte shumë lojëra që e kërkonin këtë “plugin” në mënyrë që të mund t’i luaje ishte vetëm një bombë e kurdisur e cila priste fundin e saj, raporton talkesport.

Në muajin prill, publikuesi i lojërave telefonike me bazë në Mbretëri të Bashkuar, Miniclip, kishte bërë publik planin e saj për mbylljen e portalit të lojërave në ueb dhe kishin deklaruar se fokusi kryesor do të jetë në suksesin e lojërave telefonike të saj të cilat së fundmi kishin kaluar numrin e mbi 4 miliardë shkarkimeve, listë kjo e cila përfshinte lojëra si Agar.io, Mini Militia, 8 Ball Boll dhe lojëra të tjera.

Të ngajshme

Ferrari Luce arrin objektivin e shitjeve për vitin 2026, vetëm dy muaj pas prezantimit

Yllka Gashi

‘Po del jashtë kontrollit’, 1 mijë ekspertë ngrenë alarmin: Mos avanconi shumë me ‘IA’

Yllka Gashi

OpenAI pranon se inteligjenca e saj artificiale u përpoq të hakëronte kompani të tjera

Blearta