Telenews

Ministrat e BE-së pajtohen për reduktim të gazit nëse Rusia ndal furnizimin

Ministrat e energjisë të BE-së kanë rënë dakord që vendet e tyre të reduktojnë përdorimin e gazit në rast se Rusia ndalon furnizimet.

Pas bisedimeve të martën, anëtarët e BE-së ranë dakord që vendet e tyre duhet të reduktojnë vullnetarisht përdorimin e gazit me 15% nga gushti në mars.

“Ky nuk ishte një mision i pamundur!”, ka shkruar në Twitter Republika Çeke, e cila mban presidencën e rradhës të BE-së.

Megjithatë, ka sugjerime se marrëveshja ishte dobësuar me vendet që kanë kërkuar përjashtime.

“Në një përpjekje për të rritur sigurinë e furnizimit me energji të BE-së, vendet anëtare arritën sot një marrëveshje politike për një reduktim vullnetar të kërkesës për gaz natyror me 15% këtë dimër”.

“Qëllimi i reduktimit të kërkesës për gaz është që të bëhen kursime përpara dimrit në mënyrë që të përgatiten për ndërprerje të mundshme të furnizimit me gaz nga Rusia, e cila vazhdimisht përdor furnizimet me energji si armë”, tha BE-ja.

Marrëveshja thotë se reduktimi i kërkesës për gaz do të bëhet i detyrueshëm nëse shpallet një “alarm i Unionit” nëse siguria e furnizimit arrin nivelet e krizës.

Të ngajshme

Aktorët e TKK-së pezullojnë grevën gjatë fushatës zgjedhore

Erzana Fazliu

Flick për finalen: Fitorja e El Clasico do të ishte një nxitje e madhe për sezonin tonë

Erzana Fazliu

Presidenti Ademi mori pjesë në Kuvendin “Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës”

Erzana Fazliu