Telenews

Ministrat Krasniqi e Rizvanolli “klientë të parë” në postën e Mitrovicës së Veriut, disa serbë u fishkëllejnë

Posta e Kosovës ka hapur edhe një filiale në qytetin e Mitrovicës së Veriut. Për vizitë në këtë pikë të re të Postës kanë qenë dy ministra të Qeverisë Kurti, Elbert Krasniqi dhe ministrja Artane Rizvanolli.

Megjithatë kjo vizitë e tyre s’është pritur dhe aq mirë nga disa serbë lokalë të cilët i kanë përcjellë me fishkëllima dy ministrat kosovarë.

Ministrja Rizvanolli ka qenë e para që ka marrë shërbim tek kjo pikë postare, duke shkruar dhe dërguar një kartolinë për një të afërm të saj.

Pas daljes nga pika postare, dy ministrat janë fishëllyer dhe janë përcjellë deri tek makinat zyrtare nga këta serbë lokalë. Policia e Kosovë shihet që është kujdesur gjatë gjithë kohës për sigurinë./Express/

 

Të ngajshme

Si të mos flini gjatë kohës kur jeni duke mësuar apo lexuar?

KushtrimGuraj

Kevin tregon nëse ka humbur besimin tek Ana, pavarësisht se çka thuhet! (VIDEO)

Donat Hashani

Ana reagon ashpër pasi produksioni ia sjelli ish të dashurin në BBVK

Donat Hashani