Telenews

MINISTRI GJERMAN THOTË SE SHTETI I TIJ, DO TË VARFËROHET NGA LUFTA NË UKRAINË

Sipas tij rritja e çmimeve të naftës po kërcënon të çojë ekonominë më të madhe të Evropës në recesion.
“Nuk është e mundur që kjo të përfundojë pa kosto për shoqërinë gjermane, është e paimagjinueshme. Unë besoj se ne jemi gati të paguajmë këtë çmim që është mjaft i vogël në krahasim me vuajtjet në Ukrainë”, ka thënë Robert Habeck për transmetuesin publik ZDF të mërkurën.
Rritja e çmimeve të energjisë ka qenë problem edhe disa muaj para se Rusia ta pushtonte Ukrainën. Por çmimet janë shtyer edhe më tej nga frika se do të çojë në një krizë furnizimi në Evropë.
Qeveria gjermane tregoi të mërkurën se një mosmarrëveshje me Rusinë, e cila ka kërkuar që kombet “jomiqësore” të paguajnë në rubla për gazin e tyre natyror dhe jo në euro ose dollarë amerikanë, siç është në kontrata, mund të çojë në mungesa të tjera.
“Gjermania duhet të bëjë menjëherë gjithçka që është e mundur për të marrë masa paraprake kundër një pezullimi të furnizimeve ruse të energjisë dhe të përfundojë shpejt varësinë e saj nga burimet ruse të energjisë”, ka thënë Këshilli Gjerman i Ekspertëve Ekonomikë në një deklaratë të mërkurën.
Ndryshe nga bankat në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë vepruar për të zbutur inflacionin në javët e fundit, Banka Qendrore e Evropës ka frenuar rritjen e normave të interesit.

Të ngajshme

Të hënën publikohen rezultatet për studentët e pranuar në konvikte

KushtrimGuraj

Ministra, kryetarë komunash e ambasadorë në Belfast, për të parë Kosovën, kush është atje

KushtrimGuraj

Putini nënshkruan ligjin e radhës: Të huajt që luftojnë për Rusinë mund të marrin nënshtetësinë

KushtrimGuraj