Telenews

Ministri i Mbrojtjes tregon se sa serbë shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u pyet nëse në Ushtrinë e Kosovës ka pjesëtarë të komunitetit serb.

Maqedonci, theksoi se një pjesë e madhe janë larguar për shkak të presionit nga strukturat e sigurisë në Serbi, por aktualisht janë rreth 45 pjesëtarë serbë që shërbejnë në ushtrinë e Kosovës.

“Po ka pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ende pjesëtarë të komunitetit serb edhe pse dihet që një pjesë e madhe janë detyruar ta braktisin për shkak të presionit të vazhdueshëm që kanë pasur ata dhe familjarët e tyre nga strukturat e sigurisë në Serbi”.

“Aktualisht është 1.4% e pjesëtarëve të Forcës së Kosovës që janë të komunitetit serb, rreth 45 pjesëtarë, aty ka qenë diku”, tha Maqedonci.

Të ngajshme

Bajrami godet Vjosa Osmanin: Ajo është fajtore pse LDK ra në 12 për qind – nuk ka më vend për të në parti

Erzana Fazliu

Sot nis fushata zgjedhore për balotazh – KQZ tregon si duhet të zhvillohet

Valjeta Turkaj

Vdes një 22-vjeçar pas një aksidenti tragjik në Rahovec – përfshihen veturë dhe motoçikletë

Valjeta Turkaj