Telenews

Ministri Latifi me vizitë zyrtare në Greqi, do të pritet nga homologu i tij grek

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Greqi.

Sipas njoftimit të MSh-së, ai do të pritet në Athinë nga homologu i tij grek, Athanasios Plevris, me të cilin pritet të bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor.

“Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave”, thuhet tutje në njoftimin e MSh-së.

Të ngajshme

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj