Telenews

MINISTRI LATIFI TAKOHET ME AMBASADOREN E IZRAELIT, KJO E FUNDIT ZOTOHET TA NDIHMOJË KOSOVËN NË FUSHËN E SHËNDETËSISË

Latifi tha se është i nderuar për vizitën e ambasadores, e para e këtij niveli në Kosovë, posaçërisht duke e pasur parasysh se Izraeli ka një sistem shëndetësor tejet të zhvilluar prej të cilit mund të mësohet shumë.
Ai përmendi shtatë shtyllat e programit të tij për transformimin e shëndetësisë së Kosovës, duke potencuar se shëndetësia është prioritet për Qeverinë.
“Ai e vuri në pah edhe nevojën për krijimin e Qendrave të Ekselencës dhe në këtë pikë edhe Qendrën e Traumës e cila është shumë e domosdoshme për sistemin shëndetësor të Kosovës. Bashkëpunimi në këtë pikë, vlerësoi ai, është shumë i dobishëm pasi që Izraeli këtë Qendër e ka më të avancuarën në botë”, thuhet në njoftim.
Në vazhdim, Latifi dhe Ziv u pajtuan se një nga fushat e tjera potenciale të bashkëpunimit është edhe rreth digjitalizimit të sistemit shëndetësor kosovar.
Në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e trajnimit të stafit shëndetësor kosovar nga ekspertët shëndetësor të Izraelit, në ato profile ku mungon ekspertiza brenda sistemit tonë.
Ndërkaq, ambasadorja Ziv, tha se shteti i saj është i gatshëm për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Kosovën në mënyra të ndryshme për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe avancimit të fushave specifike, dhe për këtë qëllim ajo njoftoi se tashmë ka filluar përgatitjet për organizimin e vizitës së Latifi në Izrael gjatë këtij viti. /teve1.info/

Të ngajshme

Mergim Lushtaku “ia vendos” një infuzion kryeministrit Kurti

Donat Hashani

Kusari-Lila: Nxënësit humbën 12 për qind të programit të vitit shkollor

Donat Hashani

SBAShK vendos një afat për pagat: Ju presim veç edhe pak orë, më pas shkojmë nëpër rrugë ligjore

Donat Hashani