Telenews

Ministri Mehaj pritet me nderime ushtarake në Itali – me homologun Crosetto bisedojnë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali, u prit me nderime ushtarake nga ministri i Mbrojtjes i Republikë së Italisë, Guido Crosetto.

Në këtë takim, ministri Mehaj dhe homologu i tij italian, diskutuan rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve të FSK-së në fusha specialistike, forca speciale, aviacion e mjekësi.

Mehaj shprehu edhe njëherë gatishmërinë në ofrimin e trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit urban, deminimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Përveç të tjerash, në këtë takim u bisedua dhe për situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë dhe rëndësinë e unitetit për mbështetjen e ukrainasve në luftën kundër agresorit rus.

Në këtë aspekt, ministri i Mehaj bëri të ditur se Kosova mbanë qëndrim të qartë kundër politikave ruse dhe në vazhdimësi, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Ai theksoi se vendi jonë është duke ofruar gjithçka që është e mundshme, brenda kapaciteteve, duke përfshirë pranimin e refugjatëve si dhe integrimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë dhe po ashtu ofrimin e trajnimeve me instruktorë specialistë të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit.

Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj falënderoi ministrin Crosetto për mbështetjen e deritanishme ofruar nga shtetit italian, duke u zotuar për vazhdim të thellimit të këtij bashkëpunimi, që është në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të gjithmbarshëm.

Të ngajshme

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj