Telenews

MINISTRI MURATI: KONKURSI I FUNDIT NË KEK S’KA TË BËJË ME VV-NË, POR S’PO KANË KU TË KAPEN

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për konkursin e fundit në KEK për të cilin u bë shumë zhurmë dhe u tha se pati punësime në baza familjare dhe partiake.
Ai tha se ky konkurs nuk ka asnjë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se po tentohet që të bëhet një lidhje e këtyre punësimeve me partinë që është në pushtet vetëm se opozita s’ka për çka të kritikojë tjetër.
“Sa i përket konkursit të fundit në KEK që u bë çështje e madhe dhe temë diskutimi dhe po mundohen disi ta lidhin me Lëvizjen Vetëvendosje dhe t’ia faturojnë. Ka një dallim substanaciale. Fillimisht kjo nuk ka të bëjë fare me Lëvizjen Vetëvendosje, por normalisht që kur s’ka ku të kapet tjetërkund dhe ku të akuzohet qeverisja pastaj shihet dhe gjenden tre-katër  veta që mund të kenë postuar foto si mbështetës të Vetëvendosjes nga mbi 100 që janë pranua dhe me këtë t’i ngjitet tiketa që këtu paska pasë diçka qeveria.
“Po i pyes qytetarët: A keni dëgjuar ndonjëherë në 20 vjetët e kaluara që është shpallur ndonjë konkurs në KEK apo diku tjetër? Unë s’kam dëgjuar kurrë, se mijëra të punësuar janë punësuar me lista. Është dërguar lista dhe janë punësuar njerëzit aty. Nuk ka pasë as konkurs, çka jeni duke folur? Tash ka konkurs për herë të parë, është procesi ankimor për këdo që ka ankesa. Si qeveri jemi të interesuar që çdokush me pasë të drejtën që të ketë një punë të dinjitetshme dhe t’i mbrohet e drejta, por jo me manipulime që të fajësohet qeveria”.
Murati, në seancën e sotme të Kuvendit, komentoi edhe kritikat e tjera të opozitës karshi pushtetit e me theks të veçantë gjendjen e rënduar financiare në KOSTT të cilën ia faturoi PDK-së dhe LDK-së.
“Si çdo herë vazhdon i njëjti avaz ku opozita kritikon për çështjet dhe problemet që vetë i kanë shkaktuar dhe ankohet pse ne nuk po i zgjidhim tash brenda një viti. Kur u përmendën vështirësitë financiare në të cilat gjendet KOSTT-i më duhet t’iu rikthej në vitin 2017 kur ZRrE-ja, meqë kishte pasë vendim nga gjykata që nuk mund të faturohej energjia elektrike e veriut qytetarëve që paguajnë energjinë elektrike, aso kohe me një bord që ishte përcaktuar nga koalicioni PDK dhe LDK kishte vendosur që barrën e veriut t’ia vendoste KOSTT-it. Ky vendim nga PDK-ja dhe LDK-ja e ka sjellë gjendjen e KOSTT-it në këtë që është sot”.
“Sa i përket KEK-ut, në vitin 2008 ka pasë një investim prej mbi 210 milionë euro, pra janë shpenzuar 210 milionë euro, por shtrohet pyetja a është marrë vlerë 210 milionë euro asokohe, sepse në atë kohë me këto para ka mundur të rinovohet komplet Kosova A. Çka është bërë? Janë ngjyrosur disa pajisje dhe janë blerë si të rimontuara. Kanë qenë rastet edhe në Prokurori”.

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani