Telenews

Ministri Murati u bënë thirrje qytetarëve që ta kërkojnë kuponin fiskal

Ministri i Financave Hekuran Murati, u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo blerje të kërkojnë kupon fiskal. Ndërsa ka thënë se  çdo mos lëshim i kuponit fiskal, të lajmërohet  në 0800 80 800.

Murati në Facebookun e tij e ka ndarë dhe një njoftim të Administraës Tatimore të Kosovës,  ku  inkurajohen  të gjithë tatimpaguesit,  Deklarues të TVSH-së që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Njoftimi i plotë i ATK-së:

Apliko saktë Normën e TVSH-së!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët janë Deklarues të TVSH-së, se në bazë të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë të detyruar të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së në furnizimet e tyre, si: furnizim të mallrave apo furnizim të shërbimeve.

Deklaruesit e TVSH-së, duhet të deklarojnë saktë furnizimet e tyre duke aplikuar Normën e TVSH-së konform Ligjit të TVSH-së, si:

• Shitjet e liruara pa të drejtë kreditimi;

• Shitjet e liruara me të drejtë kreditimi;

• Eksportet;

• Shitjet e tatueshme me normën 18%;

• Shitjet e tatueshme me normën 8%.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te bizneset – Deklarues të TVSH-së, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nuk janë duke aplikuar saktë Normën e TVSH-së.

Disa nga këta tatimpagues, nuk janë duke zbatuar këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që me rastin e furnizimit të mallrave dhe/apo shërbimeve të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së, në mënyrë që edhe konsumatorët të paguajnë TVSH-në konform Ligjit të TVSH-së.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit – Deklarues të TVSH-së që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

 

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu