Telenews

MINISTRI PECI VIZITON FERMERËT, KAQ DO TË SUBVENCIONOHEN HEKTARËT ME GRURË DHE PATATE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vazhduar aktivitetin e tij në terren ku ka vizituar prodhuesit vendor të cilët me punën e tyre të palodhshme, mundohen që konsumatorëve vendorë dhe jo vetëm t’u ofrojnë produkte të freskëta për tryezat e tyre.
Edhe Sadik Abiti nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë, është njëri prej tyre, i cili kultivon rreth 11 hektarë me patate dhe 10 hektarë me grurë.
Gjatë vizitës nëpër fermën e tij, i shoqëruar nga Abiti, ministri Faton Peci pa nga afër veprimtarinë e tij ditore dhe bashkëbiseduan rreth risive të përkrahjes përmes Programit për Pagesa Direkte – Subvencioneve për vitin 2022, për subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror si për kulturën e patates ashtu edhe për grurin.
“Bujqit e ndershëm e punëtorë si Sadiku janë baza e zhvillimit të sektorit të bujqësisë; e ne duke patur shembuj të tillë, krijojmë politika që favorizojnë bujqit meritorë e faqebardhë”, shtoi Ministri Peci.
Ndryshe, përmes Programit të Pagesave Direkte këtë vit nënsektori i grurit do të subvencionohet me 474 Euro për hektar, ndërsa patatja me 654 Euro për hektar.

Të ngajshme

ZPS kërkon që Hashim Thaçit t’i vazhdohet masa e paraburgimit

Miftar Zejnullahu

Vitia deklaroi se janë të brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit

Miftar Zejnullahu

Qeveria miraton tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit

Miftar Zejnullahu