Telenews

MINISTRI RUS I MBROJTJES PËSON SULM NË ZEMËR, POR CILA ËSHTË ARSYEJA?

Ministri i mbrojtjes i Putinit, Sergei Shoigu, ka pësuar një “sulm në zemër, jo për shkaqe natyrore” por për shkak të 20 gjeneralëve që “janë arrestuar” si rezultat i dështimit të pushtimit në Ukrainë.
Një biznesmen ruso-izraelit ka pretenduar se ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka pësuar një atak në zemër, për të cilin ai dyshon se nuk është shkaktuar shkaqe natyrore.
Shoigu, i cili ka qenë krahu i djathtë i Putinit dhe udhëheqësi i ushtrisë ruse për një dekadë, ishte shtylla kryesore në javët e para të luftës në Ukrainë, por kohët e fundit u zhduk nga konferencat e rregullta të Kremlinit, raporton Daily Mail.
Kishte dyshime për tensione midis Putinit dhe Shoigut në fund të marsit për përparimin e ngadaltë të pushtimit, me inteligjencën amerikane që sugjeroi se dyshja u ndanë kur Putin mësoi për shkallën e humbjeve ruse në Ukrainë.
Por Shoigu, 66-vjeçar, tani mendohet se është në kujdesin intensiv pasi pësoi “një atak masiv në zemër”, i cili “nuk mund të kishte ndodhur për shkaqe natyrore”, sipas Leonid Nevzlin, duke sugjeruar se aleati i vjetër i Putinit mund të ketë qenë subjekt i një atentati.
“Përpjekje e urdhëruar nga shefi i tij”, ka thënë ai.
Shoigu u pa për herë të fundit dje në një video-konferencë me Putinin dhe ministra të tjerë, por nuk foli, dhe ka spekulime se Kremlini po përdor pamjet e regjistruara më parë të Shoigut që nga tërheqja e tij nga daljet publike javë më parë.
Nevzlin, është një nga disa biznesmenët rusë që u detyruan të iknin kur u vunë në shënjestër nga Kremlini më 2003, pasi Putini vendosi të kapte kompaninë e naftës Yukos.
Ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm në vitin 2008, ndërsa Kremlini persekutoi drejtuesit më të lartë të Yukos dhe muajin e kaluar njoftoi se po hiqte dorë nga pasaporta ruse dhe deklaroi se “çdo gjë që prek Putin vdes”.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani