Telenews

Ministri serb i mbrojtjes: Kosova po e forcon ushtrinë dhe po shkel rezolutën 1244

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq është ankuar që Kosova po e forocon ushtrinë.

“Prishtina po i armatos Forcat e saj të Sigurisë së Kosovës me sisteme të fuqishme për t’i shndërruar në Ushtri të Kosovës”, tha ai.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, ai ka thënë për televizionin “Prva” të Beogradit se “kjo është shkelja më flagrante e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Kumanovës”.

“Përveç dronëve, si donacion nga Turqia, ata morën edhe sisteme të tjera – howitzer, minahedhës, sisteme kundër mjeteve të blinduara, sisteme sulmuese. Ata dërgojnë oficerë për stërvitje në vendet e NATO-s dhe kanë stërvitje të përbashkëta”, tha më tej Vuçeviq.

Ai ka përsëritur se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është interes kombëtar i Serbisë.

“Armët e Prishtinës nuk mund të krahasohen me potencialin ushtarak të Ushtrisë Serbe, por këto janë tregues të qartë se ata kanë një strategji për zhvillimin e ushtrisë së tyre në Kosovë”, tha ministri serb.

Vuçeviq shtoi se në lidhje me atë situatë, Serbia duhet të përcaktojë planet e saj operative dhe, siç tha ai, të trajnojë ushtrinë dhe të instalojë sisteme adekuate të pajisjeve ushtarake.

Të ngajshme

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Rrezarta Ramaj

Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!

Rrezarta Ramaj

Aksidenti në Durrës ku vdiqën dy fëmijët, Rama: Zoti u dhëntë forcën prindërve

Rrezarta Ramaj