Telenews

Ministri serb u sëmur gjatë transmetimit live në televizion, ndodhet në gjendje të rëndë

Ministri i Investimeve Publike i Serbisë, Darko Glishiq, u sëmur këtë mëngjes gjatë një paraqitjeje si i ftuar në programin e mëngjesit të Pink TV. Emisioni u ndërpre papritur dhe u raportua jozyrtarisht se ai pësoi një goditje e rëndë në tru dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Glishiq ishte i ftuar në programin e mëngjesit të TV Pink, por papritmas filloi të belbëzonte dhe nuk mund të shqiptonte asnjë fjalë të plotë. Prezantuesit e pyetën disa herë nëse ndihej mirë, por ai nuk mundi të përgjigjej, kështu që programi u ndërpre.

Ministri serb, u dërgua me urgjencë në spital, ku më pas shkoi edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Glishiq konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Darko Glishiq ka qenë ministër në Qeverinë e Serbisë që nga maji i vitit 2024. Ai ka qenë anëtar i Partisë Progresive Serbe që nga themelimi i saj, dhe që nga viti 2016 ka shërbyer si President i Bordit Ekzekutiv të SNS-së.

Të ngajshme

Osmani inkurajon deputetët t’i drejtohen Kushtetueses: Me shpresën për një gjyqtar tjetër

Donat Hashani

Mediat amerikane: NASA do të vendosë reaktor bërthamor në Hënë deri në vitin 2030

Donat Hashani

NP “Termokos” do të angazhohet për mbulueshmërinë e Prishtinës me ngrohje

Donat Hashani