Telenews

Ministri shqiptar flet pas zgjedhjes së Qeverisë së re të Malit të Zi

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete në Qeverinë e re të Malit të Zi, Fatmir Gjeka, ka thënë se koalicioni i ri qeverisës është “i prirë nga vlerat euroatlantike”.

Gjeka ka folur për “Euronews Albania”.

Koalicioni i ri është i përbërë nga parti proserbe.

Gjeka ka thënë se edhe ato parti që deri dje janë etiketuar pro serbe përmes një deklarate të nënshkruar një ditë më parë me subjektet tjera politike, përfshirë edhe ato shqiptare, kanë premtuar se do t’i mbështesin vlerat euroatlantike.

“Është zgjidhur një kryetar parlamenti, e kam parë reagimin e opinionit publik shqiptar, 75 për qind e qytetarëve të Malit të Zi janë pro BE. Një hap është bërë mbrëmë që subjektet që deri dje janë targetuar si subjekte proserbe kanë nënshkruar një marrëveshje me gjithë subjektet që prej tani do mbështesin vlerat euroatlantike. Ne shqiptarët këtu mendojmë me një kokë, kemi një vizion, që është BE, NATO, gjithë Ballkani në BE dhe Mali i Zi ndoshta do jetë shteti i parë që do anëtarësohet në BE. Koalicioni nuk është proserb, është qeveri dominante evropiane. Kryetari u parlamentit është i ish-atyre subjekteve pro serbe, por me një deklaratë ka premtuar se do bëjë një hap përpara”, tha Gjeka të martën mbrëma. /Telenews.al/

Të ngajshme

Marrëveshja e Uashingtonit: Theksohet Roli i Saj në Marrëdhëniet Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu