Telenews

Ministri shqiptar i Mbrojtjes takohet me zv.sekretaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Šekerinska, ku është diskutuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, angazhimin e Shqipërisë në Aleancë dhe përgatitjet për samitet e ardhshme të NATO-s.

Gjatë takimit, ministri Nufi ka rikonfirmuar përkushtimin e Shqipërisë për të mbetur një faktor konstruktiv në Evropën Juglindore, duke mbështetur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe angazhimi i Shqipërisë ndaj NATO-s dhe vlerave euroatlantike, si dhe zbatimi i vendimeve të Samitit të Hagës për rritjen e investimeve në mbrojtje.

Sipas ministrit, rritja e buxhetit të mbrojtjes do t’i japë Shqipërisë më shumë fleksibilitet për të përmbushur detyrimet dhe kërkesat e Aleancës.

Palët diskutuan gjithashtu për modernizimin e kapaciteteve ushtarake dhe rigjallërimin e industrisë vendase të mbrojtjes. Ministri shqiptar theksoi se ka zhvillime inkurajuese dhe interes në rritje nga partnerët ndërkombëtarë të industrisë së mbrojtjes.

Në takim u trajtuan edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Ankara më 7 dhe 8 korrik, ndërsa Nufi nënvizoi rëndësinë e organizimit të Samitit historik të NATO-s në Tiranë në vitin 2027.

Një tjetër temë e diskutuar ishte forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë në bashkëpunim me NATO-n dhe aleatët, si pjesë e rritjes së sigurisë dhe qëndrueshmërisë kombëtare.

Të ngajshme

Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha përfshihet nga flakët

Blearta

Stresi i futet politikës, shpall kandidaturën

Blearta

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Peqin, lëndohen një grua dhe një fëmijë

Valjeta Turkaj