Telenews

MINISTRI SVEÇLA FTOHET PËR RAPORTIM NË KOMISION PARLAMENTAR

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka kërkuar që urgjentisht të vijë për raportim ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Ishte vet ministri që pati deklaruar që Ligji i Pagave do të vijë në kuvend në fund të marsit. Tani kur Qeveria e ka kthyer këtë ligj në pikën zero, nuk ka komunikim as kumtesë nga qeveria rreth kësaj çështje me rëndësi jetike për zyrtarët publik”, ka thënë Tahiri.
Ai ka theksuar se fatkeqësisht, agjenda legjislative e qeverisë nuk është asgjë më shumë sesa një listë dëshirash për t’i vendosur disa tema, por pa efekte. “Qeveria ka parkuar agjendën legjislative, nuk merret me ligje vitale dhe nuk po merret me të!”, ka thënë Tahiri.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj