Telenews

Ministria e Brendshme njofton për bllokim në tri pika kufitare nga ana e Serbisë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përditësimin e fluksit në pikate kufitare të Kosovës, ka treguar se se pikat kufitare Jarinë, Bërnjak, Merdarë janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave nga MPB, fluksi në pikat tjera kufitare është zero, ndërsa në këto tri pika që qojnë për në Serbi thuhet se hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga këto tri pika, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur.

Të ngajshme

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj

Haradinaj: Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara do të ishte ofendim, lojë e ndytë ndaj Kosovës

Rrezarta Ramaj

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj