Telenews

Ministria e Bujqësisë pranon dy dronë donacion, Peci zbërthen rolin e tyre

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka pranuar dy dronë, që do t’i monitorojë pyjet.

Sipas ministrit të MBPZHR-së, Faton Peci, këta dronë që janë donacion do të detektojnë dëmtuesit dhe keqbërësit e sektorit të pylltarisë dhe mundësojnë efektivitet në evidentim dhe kapje të tyre.

“Paradite 24.6 milion euro për bujqësi, në mesditë dronë për pyje e siguri! Aprovimi i Ligjit për Pyje hap rrugën për reformë të thellë në sektorin e pylltarisë si dhe fillimit të jetësimit të objektivave”, shkroi ai në Facebook.

“Pas aprovimit të “Strategjisë për Pylltarinë”, Planit të Veprimit të SP e Themelimit të Task Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve pranuam dy dronë – donacion nga programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara – FAO”, tha Peci.

“Këta dronë falë fjalës së fundit të teknologjisë detektojnë dëmtuesit dhe keqbërësit e sektorit të pylltarisë dhe mundësojnë efektivitet në evidentim dhe kapje të tyre”, shtoi ai.

Sipas Pecit, “përmes përdorimit të teknologjisë moderne në mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve, siç janë edhe këta dronë me mundësi dhe performanca të jashtëzakonshme, do të kemi mundësi më të mira për monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve me fokus të posaçëm në evidentimin dhe parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyje dhe ruajtjen e tyre si pasuri kombëtare”.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj